Me nerva dhe të bërtitura, Petrit Doda i kërkon të shkojë tek foltorja! Reagimi i Alibeaj nuk duhet humbur

Seanca plenare ditën e sotme nisi dhe përfundoi me tensione.

Ndërkohë që deputetët e opozitës ndodheshin në foltore, Alibeaj ishte i ulur në vendin e tij dhe dukej mjaft i qetë. Deputeti i “Rithemelimit”, Petrit Doda ka shkuar me nerva aty pranë Alibeajt, duke i drejtuar gishtin dhe i bërtet. Ai i kërkon që të mos rrijë aty, por të afrohej tek foltorja.

Ndërkohë që Alibeaj vazhdon të ruajë qetësinë me duart e kryqëzuara, ndërsa një person nga garda e largon Dodën.

Seanca e sotme i ngjan atyre të kaluara, pasi u mbajt mes kaosit dhe tensioneve. Deputetët opozitarë i ranë pa pushim zhurmuesve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT