“Merri, pi një kafe”/ VIDEO, si tentoi gruaja me “BMW” luksoze të korruptojë policin rrugor në Tiranë

Brenda 48 orëve janë arrestuar pesë drejtues mjetesh, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore në Tiranë.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, një ndër to ka qenë edhe një grua e cila u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ajo ka tentuar t’i japë punonjësit të policisë 20 mijë lekë, për të vazhduar punën e saj, por përfundoi nën pranga.

Në video shihet kur 39-vjeçarja numëron paratë, ndërkohë që polici i kërkon letrat e makinës. Kur ajo ia jep lekët së bashku me lekët, polici thotë: Më jep vetëm letrat. Ndërkohë që tregon para kamerës së policisë 20 mijë lekëshin ryshfet.

Polici: “Po këto për çfarë mi dhe?“

A.K: “Për të pirë një kafe.”

Polici: “Këto jo, letrat e mjetit dhe siguracionit.“

Back to top button
LAJMET E FUNDIT