Mirel Mërtiri banues në Vjenë, zbulohet lagjia e “trurit” të Inceneratorëve

Mirel Mërtiri, biznesmeni në kërkim ndërkombëtar dhe i cilësuari si “truri” i Inceneratorëve, ndodhet në Vjenë. Teksa prej kohësh po aludohet për vendodhjen e tij, sipas Ora News, bosi i Inceneratorëve ndodhet në Vjenë të Austrisë.
Njeriu që kërkohet me “lupë” nga drejtësia shqiptare për miliarda lekë dëm shtetit, mësohet se është duke qëndruar në adresën: Kolingase 4/1 OG 1090 Wien, Austria.
Adresa e Mërtitir është evidentuar edhe nga Gjykata e Posaçme ku një prej gjyqtareve do ta shqyrtoje një kërkesë të Mirel Mërtirit. Ndërkohë, kujtojmë se vitin e kaluar, në Vjenë u ndalua edhe Stela Gugallja, e cila ka kërkuar azil. Gugallja u vetëidentifikua nga drejtësia austriake dhe më pas u la e lirë.
Ndërkohë, risjellim edhe njëherë intervistën e dhënë nga Mëriti na dhjetor të 2023, një intervistë e cila zgjati plot 3 orë në Syri TV dhe u duk më shumë një show mediatik nga ana e “trurit” të Inceneratorit se sa përgjigje reale për atë që kërkonte të dinte opinioni publik.
Sikurse dhe newsbomb.al e raportoi minutë pas minute, fjalët e tij ishin kontradiktore. Fillimisht e nisi duke sulmuar prokurorin e SPAK, Klodian Brahon, për të cilin tha se ka ndryshuar provat me qëllim që t’i shërbejë dikujt tjetër, qoftë subjekt publik apo privat.
Më pas Çim Peka dhe të ftuarit në emision, i treguan e-mailin se si ai jepte urdhër që për mbetjet e teatrit të mos ishin pjesë e faturave të incenerimit. Mërtiri tentoi t’i shmangej, megjithatë një përgjigje definitive nuk pati. Kur u pyet se sa janë shifrat e përfituara nga inceneratori i Tiranës, fillimisht tha 50 milionë euro, më pas 60 milionë euro dhe në fund e mbylli me 72 milionë euro. Pikërisht kjo deklaratë me shume tymnajë ka nxitur reagim të madh në rrjet duke evidentuar faktin se vetëm një pronar fiktiv nuk di shumën e gjeneruar nga kompania e tij.
Edhe pse Këlliçi dhe Peka këmbëngulën për t’i marrë një përgjigje se kush fshihet pas inceneratorit të Tiranës, Mërtiri ishte i palëkundur dhe u shpreh: “Do t’ia them SPAK”.