“Moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe”/ Ja nga kush u prit në aeroport presidenti i Ukrainës (FOTO)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u  prit mbrëmë nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani, dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ministri Hasani me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ky është një moment kyç i nxitjes së lidhjeve dypalëshe. Po ashtu ministri shprehet se janë në solidaritet me Ukrainën.

“I nderuar të mirëprisja në Tiranë, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Ky është një moment kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, shkruan ministri Hasani.

Ndërsa Spiropali shkruan: “Mirë se erdhët në Shqipëri President Zelensky”.

E MËRKURË, 28 SHKURT

09.00 – Presidenti Zelensky do të mikpritet nga kryeministri Rama, në Kryeministri.

Mediat do të kenë akses në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës, Zelenskyy.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve (Pallati i Kongreseve)

11.30 – Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

13:00 – Foto familjare

13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp

Back to top button
LAJMET E FUNDIT