Në krye Salianji, Bardhi dhe Noka/ Detaje nga mbledhja e demokratëve, deputetët që nuk morën pjesë (FOTO)

Mbështetësit e Gazment Bardhit dhe përkrahësit e ish-kryeministrit Sali Berisha u bashkuan sot për herë të parë në një mbledhje të grupit parlamentar brenda selisë së Partisë Demokratike, e cila u mbyll pak më parë.

Pas gati dy vjetësh që kur selia u rimor nga “Rithemelimi” dhe ku mbështetësit e Bardhit mblidheshin në kryesinë e Kuvendit apo salla të hoteleve të Tiranës, sot është zyrtarizuar bashkimi mes tyre, duke bërë bashkë më shumë se 40 deputetë.

Burime të Top Channel i thanë gazetares Elda Menga se tre deputetë nuk kanë marrë pjesë në këtë mbledhje të sotme.

Ish-nënkryetarja e Partisë, Jorida Tabaku, që nuk i është bashkuar më parë as mbledhjeve të dy grupimeve në sallën e kryesisë së Kuvvendit, ka munguar edhe gjatë mbledhjes së sotme për arsye shëndetësore

Kanë munguar gjithashtu Sajmir Korreshi që ndodhet në Francë dhe Dashnor Sula, i cili ndodhet në Itali.

Deputetët që munguan:

  • Jorida Tabaku
  • Ferdinand Xhaferaj
  • Ilda Dhori
  • Emilja Koliqi
  • Kastriot Piroli
  • Edmond Spaho

Back to top button
LAJMET E FUNDIT