Ngatërroi fjalët / Balluku u përgjigjet kritikëve: Videon e postova vetë, falenderoj gjobëvënësit për…

Një video e zv/kryeministres Belinda Balluku ku ngatërrohej teksa fliste u përhap me shpejtësi dje në rrjetet sociale me shumë që e kritikonin. Por në fakt ishte vetë ajo që e kishte postuar këtë video të parë në rrjetin zyrtar të saj në Tik Tok.

Për këtë ka reaguar dhe vetë zv/kryeministrja Belinda Balluku në një status në Facebook. Ajo ka ironizuar të gjithë ata që u hodhën menjëherë ta kritikojnë duke shkruar „falenderoj gjobëvënësit për publicitetin e jashtëzakonshëm“

Ndërkohë që po ndjek me kërshëri, se si abuzohet me informacionin, edhe atë më të thjeshtin, bëj me dije se kam hapur një llogari në Tik-Tok, për të qenë prezente në një tjetër grup audience. Video me të cilën kam nisur këtë llogari, e kam postuar vetë, pasi edhe ministrat apo politikanët, janë po aq njerëz sa çdo spiker, gazetar, bloger etj.

Falënderoj shumë gjobëvënësit për publicitetin e jashtëzakonshëm që më kanë bërë këto orë të para të llogarisë time të re në Tik Tok dhe i bëj me dije, se videot në atë llogari do të jenë gjithmonë pikante, ndaj të më ndjekin me vëmendje, si zakonisht dhe të vazhdojnë publicitetin

Back to top button
LAJMET E FUNDIT