“Nuk ka as foto, as prova”/ Avokati i Belerit: Një fabul e ndërtuar shumë keq, e turpshme

Avokati i Fredi Belerit ka folur për mediat menjëherë pas kërkesës që SPAK ka bërë lidhur me kryebashkiakun e Himarës.

Për gazetarët avokati e ka konsideruar të turpshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të dënuar me dy vite burg dhe gjashtë muaj kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

Ai u shpreh ndër të tjera se nuk ka asnjë provë që e provon të fajshëm Belerin dhe se i gjithë proccesi po ndërtohet mbi dëshminë e dy vëllezërve të  dënuar.

“Nuk ka një fotot të tyre të Hasan Ramës, jo më Belerit, është e ndërtuar shumë keq si fabul, e turpshme, e pritshme, gjykata është në vëmendje e prokurorisë, çfarë flet prokuroria. E tërhoqi procesin, rrëzoi të gjitha kërkesat, pasi administroi dëshmitë e rreme të Abdyl Ramës. Do të kishin një foto të Arsenit, jo më Belerit. I gjithë procesi është mbi dëshminë e dy vëllezërve të dy të dënuar.“- tha për mediat avokati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT