“Pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi”/ Avokati i Berishës pas seancës: Nuk u morën parasysh as…

Pas mbarimit të seancës për ish-kryeministrin Sali Berisha, avokati i tij, Genc Gjokutaj, ka mbajtur një fjalë të shkurtër për mediat.

Gjokutaj është shprehur se pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi i Gjykatës.

Bëjmë me dije se GJKKO rrëzoi kërkesën e Berishës për ta lejuar atë që të marrë pjesë në seancat plenare të Parlamentit.

“Ata vazhduan në të tyren, ne do të vazhdojmë betejën tonë. Edhe praktikat e Strasburgut dhe të gjitha argumentet që ne bëmë, gjykata nuk arriti të konkludonte.

Pa ndryshuar porosia e Ramës, nuk ndryshon vendimi i kësaj gjykate”, tha Gjokutaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT