Pamjet/ Do qëndrojë në “arrest shtëpie”, momenti kur Vangjush Dako lë qelinë

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është liruar nga qelia për të vazhduar dënimin e tij në arrest shtëpie.
Dako, i akuzuar për shpërdorim detyre, ka lënë ambientet e burgut për t’u zhvendosur në shtëpinë e tij, pas vendimit të gjykatës për zbutje të masës së sigurisë ndaj tij.
Ish-kryebashkiaku do të mbahet nën mbikqyrje nga oficerët e Policisë Gjyqësore, të cilët do të mbulojnë vendbanimin e tij 24 orë.
Vangjush Dako akuzohej për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.