Përsëritet skenari! Deputetët e opozitës përplasen me Gardën: Ku janë hajdutët?

Edhe pasditen e sotme duket se është përsëritur i njëjti skenarë me deputetët e opozitës të përjashtuar.
Deputetët e opozitës të përjashtuar me vendim të Komisionit të Etikës kanë kërkuar të futen me forcë brenda Kuvendit të Shqipërisë.
Ata janë përplasur që në hyrje të godinës me Gardën e Republikës teksa duket nga pamjet që tensionet kanë qenë të shumta.
Më thirrjet “Ku janë hajdutët”, “kjo është shtëpia jonë, “Hapeni rrugën”, deputetët po tentojnë prej disa minutash të kalojnë derën e Kuvendit.
Ndërkohë, para Kuvendit janë mbledhur qindra forca sigurie.