“Po kryeni krimet e Hitlerit”/ Izraeli shpall non-grata presidentin e këtij shteti: Shtrembërim pervers

Ministria e Jashtme e Izraelit ka shpallur “non-grata” Presidentin e Brazilit, Luiz Injacio Lula Da Silva.

Vendimi vjen pas komenteve që kreu i shtetit të Brazilit bëri për luftimet në Gaza. Presidenti brazilian i cilësoi operacionet ushtarake të qeverisë së Izraelit në Gaza si të ngjashme me holokaustin e gjermanëve kundër hebrenjve.

“Ajo që po ndodh në Gaza nuk krahasohet me asnjë moment tjetër historik, përveç kur Hiteleri vendosi të vriste hebrejtë”, tha Da Silva.

Këto komente u cilësuan të papranueshme nga ana e ministrisë së Jashtme të izraelit. Ministri i Jashtëm, Israel Katz deklaroi se presidenti brazilian nuk do të ishte i mirëpritur derisa të tërhiqte fjalët që ka thënë kundër Izraelit.

Ministria e Jashtme thirri ambasadorin brazilian ku i komunikoi notën e protestës dhe vendimin për të mos lejuar vizitë të presidentit në këtë shtet.

Deklaratat e presidentit Lula janë dënuar dhe nga organizata ndërkombëtare. Konfederata izraelito- braziliane tha se deklarata e zotit Lula ishte një “shtrembërim pervers i realitetit” dhe akuzoi qeverinë e tij për qëndrim “ekstrem dhe të pabalancuar”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT