Projektligji për tradhëtinë, Braçe: S’duhet të bëhemi si Irani

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe thekson se projekligji për tradhëtinë i hedhur për diskutim, kërkon përgjegjësi, profesionalizëm dhe seriozitet.
Braçe thekson se nuk duhet të bëhemi si Irani, por sipas tij duhet ndëshkuar bigamia, poligamia dhe abuzimet e me të mitur.
Reagimi i plotë o Braçes:
TRADHETIA DO DENOHET ME BURG?! EJ, MOS GENJENI PER K-e NE FACEBOOK, INSTAGRAM, TIK TOK ETJ! BOLL!
Procesi i hartimit te KODIT te ri PENAL, NUK KA NEVOJE PER K-e; ka nevoje per seriozitet, pergjegjesi, profesionalizem, perfshirje, diskutim diskutim diskutim;
NGJARJET E TMERRSHME QE KANE NDODHUR ME GRATE E VAJZAT, TE MITURA MES TYRE, DUHEN ADRESIM NE KOD!
Thene kete, doemos ne NUK DUHET TE BEHEMI IRANI, ne asnje aspekt; tradhetia nuk hyn kund, por bigamia, poligamia-vecaberisht ku perfshin te mitur, DUHET NDESHKUAR!!
Projektligji:
Tradhtia do të dënohet me ligj. Kjo është një nga ndryshimet në Kodin Penal, një projektligj tashmë i hedhur për diskutim.
Sipas projektligjit, tradhtia do të jetë një vepër penale që do të ndëshkohet deri 3 vite burgim.
Konkretisht, mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.
Dhe nëse bigamia do të vazhdojë edhe në rastet kur ka pasur një dënim të mëparshëm, dënimi i dytë do të jetë nga gjashtë muaj deri në 4 vjet.
Sa i përket termit, bashkëjetesë përcaktohet kur dy individë kanë një lidhje emocionale dhe jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie./ CNA