Protesta e opozitës para kryeministrisë pa Berishen, Meta jashtë vendit. Udhëheqin Bardhi e Noka

Protesta e opozitës e thirrur nga grupi i Rithemelimit dhe partitë e tjera opozitare ka nisur rreth orës 17:40, dhe eshte e para proteste pa Sali Berishen. Nderkohe qe ka munguar dhe Meta.

Demokratë dhe qytetarë të tjera janë mbledhur para kryeministrisë, për të protestuar kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Kujtojmë që kjo është protesta e para e opozitës, ku nuk do të jetë i pranishëm fizikisht Sali Berisha, pasi ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023.

Por nga organizatorët e kësaj proteste është bërë e ditur se Sali Berisha do ti përshëndesë qytetarët me një fjalim nga shtëpia e tij.

Deputetë e PD të udhëhequr nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, kanë dalë nga selia e Rithemelimit dhe i bashkohen protestuesve para Kryeministrisë./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT