Që nga qiqrat te fileto tartufi, shefi i kuzhinës tregon çfarë gatoi për Zelenskyn

Presidenti i Ukrainës  Volodimir Zelensky ishte dje në Tiranë në kudër të Samitit për Ukrainën. Pas samitit për Zelensky-n dhe të ftuarit e tjerë u shtrua një drekë dhe ishte shefi i kuzhinës Fundim Gjepali ai që gatoi për liderët e rëndësishëm.

Në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, Gjepali zbuloi disa detaje nga specialitetet që gatoi për Zelenskyn dhe liderët e tjerë evropian.

Ai tregoi se ishin 6 pjata, në racione të vogla dhe të gjitha me produkte të vendit.

“Pjata e parë ishte një karpaço demi gjysmë e pjekur dhe e tymosur me perime të marinuara, pjata e dytë ishte një kremozo me qiqra me mish të bardhë dhe një salcë me paprika, një rizoto me mish qengji, gjithmonë në racione të vogla, një fileto tartufi dhe kremozo  patatesh, një salcë me kakao që e pëlqeu shumë dhe një ëmbëlsirë me lajthi”, tregoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT