Rama publikon shifrat e turistëve në Janar: Lajm fantastik për Shqipërinë turistike

30 përqind më shumë turistë kanë hyrë në vend krahasuar me janarin e vitit 2023. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, teksa e cilëson si një lajm fantastik për turizmin.

“JANARI i thuajse 1/2 MILIONË TURISTËVE lajmëron një vit fantastik për Shqipërinë Turistike.

30 % më shumë flukse vizitorësh krahasuar me janarin 2023, teksa shtohet pesha e vizitorëve nga disa vende të mëdha në hartën e prurjeve turistike”, shkruan kryeministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT