Samiti BE/ Ikën Zelensky, por kush vjen në Tiranë nesër? Mungon Kurti dhe Mitsotakis, rastesi apo planifikim?

Pas Samitit për Ukrainën që u zhvillua këtë të mërkurë, Tirana do të mirëpresë ditën e nesërme një tjetër samit të rëndësishëm, atë të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.
Në fokusin e samitit BE-BP do të jetë paketa 6 miliardë euro e fondeve që Bashkimi Europian do të shpërndajë në formën e ndihmave, kredive dhe granteve për projekte të caktuara, për 6 vendet e rajonit.
Teksa në samitin e sotëm ku mori pjesë edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani, në samitin e së enjtes nuk do të vijë në Tiranë asnjë prej liderëve të Prishtinës zyrtare.
Edhe pse ishte përfolur se do të kishte një përballje midis Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit, e ndoshta edhe një takim nën ndërmjetësimin e kryeministrit Edi Rama, emri i shefit të qeverisë kosovare mungon në listën e pjesëmarrësve që ka publikuar Kryeministria.
Nuk dihen ende shkaqet pse Kurti e refuzon serisht Shqiperine kur ky samit ka nje peshe te madhe dhe ka zgjedhur disa seminare apo takime te hapura dhe pa vlera kombetare apo ne interes te te dy vendeve.
Po ashtu ne kete samit as Lideri grek nuk ka zgjedhur te vij ne Shqiperi, duket sikur Kurti dhe Mitsotakis te jene te mirkordinuar pasi kohet e fundit ka lindur nje afrim i ri mes tyre ku po e bojkotojne me shpesh Shqiperine.
Një tjetër mungesë është ajo e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, teksa nga Brukseli duket se kanë zgjedhur të përfaqësohen me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Ndërkohë për herë të parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, do të jetë pjesë e një samiti të rëndësishëm, Talat Xhaferi.
LISTA e PJESËMARRËSVE:
Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë
Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi
Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës
Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin
Majlinda Bregu – Sekretare e Perëgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal
Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s
Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor
Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore
Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin
Maja Pishkeviq – Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor
Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)
Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës
Ines Muçostafa – Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë
Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA