Seanca ndaj Belerit/ Shoqërohet në polici Bledar Cakalli, tentoi të digjte flamurin e Vorio Epirit (VIDEO)

Pritet të mbahet ditën e sotme seanca gjyqësore për Fredi Belerin, teksa situata e jashtë gjykatës nuk është aspak e qetë.
Nga burimet për media bëhet me dije se në polici është shoqëruar Bledar Cakalli, i cili tentoi të digjte flamurin e Vorio Epirit në momentin që hyri Vangjel Dule për të ndjekur procesin e Fredi Belerit.
Ndërkohë që ndër të tjera personat të cilët kanë kërcënuar të djegin flamurin, janë identifikuar si Arilda Lleshi, Bledar Cakalli, piktor i muraleve për çështjet kombëtare dhe një person i tretë që nuk pranon të identifikohet.
Personat janë prezantuar si aktivistë, teksa pas aktit vandal që kanë dashur të kryenin menjëherë janë neutralizuar.