Sekretari amerikan i Shtetit në Tiranë, Ambasada e SHBA: Vizita e Blinken, HISTORIKE! Takime edhe me krerët e drejtësisë

Ambasada amerikane në Tiranë ka përshëndetur vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke i uruar mirëseardhjen.

Nëpërmjet një postimi në “X”, teksa e ka cilësuar vizitën e Blinken në Shqipëri si historike, ambasada ka bërë me dije edhe axhendën e tij.

Krahas takimeve me Presidentin Bajram Begaj dhe Kyreministrin Edi Rama, Antorny Bllinken do të takohet dhe me krerët e Drejtësisë

“Mirë se vjen në Shqipëri Antony Blinken!

Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, duke festuar të ardhmen e marrëdhënieve.

Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të drejtësisë dhe komunitetin e Ambasadës.

Na ndiqni gjatë gjithë kësaj vizite historike”, shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT