“Të hidhesh nga kati i 4 për atë plehrë…”- Daja i 27-vjeçares tregon bisedën e fundit me mbesën

Daja i 27-vjeçares, gruas së re e cila u hodh nga kati i katërt i pallatit thotë se mbesa e tij ka qenë e martuar në Kosovë, madje ka pasur edhe një vajzë të vogël.

Për mediat, ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë informacion se çfarë lidhje ka pasur mbesa e tij me 39-vjeçarin e arrestuar nga policia, ndërsa shprehet se e reja nuk ka pasur probleme me bashkëshortin, por vetëm debate te vogla familjare.

“Mbesa ime ka jetuar në Kosove ka një vajzë të vogël dy vjeçe. Nuk ka pasur probleme me burrin, vetëm disa probleme të vogla familjare

Nuk kam informacion se çfarë lidhje ka pasur me 39 vjecarin. Nuk di çfarë të them. Kemi qeshur, kemi luajtur.

Kam ardhur i kam parë gocat, kemi qarë hallet familjare.

Unë akuzoj personin në fjalë që është arrestuar, sepse 100% ai është.

Ditën e enjte e kam parë për herë të fundit. Kemi dalë, kemi pirë kafe. Nuk ka shfaqur asnjë shenjë. Vetëm thjesht o dajë do iki prapë në Kosove. I kam thënë mirë, shko.

Është e martuar. Ka vajzën dy vjeçe. I shoqi ka ardhur dje.

Të hidhesh nga kati i katër për atë plehrë…”, tha daja i te ndjerës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT