U arratis pasi organizoi sulmin terrorist në Banjskë/ Serbët “mbushin” Zubin Potokun me fotot e Radoiçiç: Kthehu…

Që prej sulmit terrorist në Banjskë, veriu i Kosovës ëhstë përfshirë nga frika për përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

Mediat në Kosovë raportojnë se të dielën në Zubin Potok janë gjetur disa fotografi të terroristit Milan Radoiçiç, i dyshuar i pjesëmarrës dhe organizator në sulmin e Banjskës, ku mebti i vdekur efektivi i policisë Afrim Bunjaku.  Po ashtu, në disa objekte janë gjetur edhe mbishkrime, duke kërkuar edhe kthimin e tij “Kthehu Radoiçiç”, “Serbët s’mund të vuajnë më shumë”.

Lidhur me rastin policia ka nisur hetime për nxitje të urrejtjes. Rastin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit për rajon e veriut, Veton Elshani.

“Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit, është iniciuar hetim dhe është urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme që të identifikohen të dyshuarit dhe të sigurohet prezenca e tyre”, tha Elshani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT