Vdekja e Alexei Navalny/ Flet zëdhënësja e liderit të opozitës ruse: Kërkojmë që trupi…

Zëdhënësja e udhëheqësit opozitar rus Alexey Navalny, Kira Yarmysh ka konfirmuar sot vdekjen e liderit opozitar.
Në një dalje publike, ajo konfirmoi se kanë marrë njoftim zyrtar për vdekjen e tij dhe kërkoi që trupi t’i dorëzohej familjes.
“Alexei Navalny është vrarë. Vdekja e tij ndodhi më 16 shkurt, në 2:17 të pasdites, siç shkruhet në njoftimin dërguar nënës së Alexey-it. Avokati dhe nëna e tij morën avionin për në Salekhard për të marrë ndonjë informacion shtesë për vdekjen e tij… Jemi në pritje të raportit zyrtar për vdekjen dhe kërkojmë që trupi i Alexey Navalny-it t’i dorëzohet menjëherë familjes”, tha Yarmysh.
Alexei Navalny u shfaq për herë të fundit në një video gjatë një seance gjyqësore të enjten më 15 shkurt, përpara se të njoftohej të premten vdekja e tij në një burg të sigurisë së lartë në Rrethin Arktik.
Si një kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin dhe i korrupsionit brenda qeverisë ruse, 47-vjeçari po vuante një dënim prej 30 vitesh në burgun ku vdiq. Në vitin 2020, Navalny u helmua me një agjent nervor, për të cilin fajësoi presidentin Putin.