VIDEO/ Kryeparlamentari i Kosovës ‘shtanget’ kur Kurti pyetet për atentain e organizuar ndaj tij

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se ishte kërcënuar me vrasje, pasi mbrëmjen e djeshme ishte regjistruar një tentativë për t’i bërë atentat.
Lajmi ishte raportuar më herët nga mediat në Koosvë, por Kurti e konfirmoi, duke shtuar se personat që tentuan të kryenin atentatin, kishin lidhje të forta me Beogradin zyrtar.
Por pavarësisht se për qytetarët ky lajm u bë i ditur përmes mediave, për titullarët e shtetit të Kosovës, nuk ishte informacion i ditur. Konkretisht bëhet fjalë për kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ishte pranë Kurtit, kur ky i fundit u pyet nga gazetarët mbi informacionet e supozuara për një atentat ndaj tij.
Konjufca duket se nuk ishte në dijeni të këtij informacioni dhe habitet shumë nga pyetja e gazetares, drejtuar Kurtit.