VIDEO/ Një nga viktimat i shtrirë në rrugë dhe i mbuluar me çarçaf, pamjet nga vendngjarja në Korçë

Jorgo Prifti është personi që qëlloi për vdekje 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas u vetëvra me të njëjtën armë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Korçë, në lagjen nr.18, teksa në pamjet e mëposhtme nga vendngjarja, mund të shihet trupi i Priftit, i mbuluar.

Ende nuk dihen motivet e këtij krimi. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT