VIDEO: Nuk u pa në TV, momenti kur Shkëlzen Berisha përplaset me policin

Mbëmjen e djeshme pas përfundimit të protestës, Shkëlzen Berisha dhe disa persona të tjerë që e shoqëronin, janë përplasur me një efektiv policie civil menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës këtë të martë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Shkëlzen Berisha po filmonte me celularin e tij shoqërimin e dy të rinjve nga ana e policisë, kur një prej efektivëve i është afruar dhe e ka kapur nga dora duke u përpjekur ta ndalonte që të filmonte, por pa ia arritur.

Menjëherë janë afruar edhe mbështetës të tjerë të opozitës, të cilët i kanë kërkuar llogari efektivit civil, por ky i fundit është larguar.

Video e publikuar nga A2Cnn.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT