VIDEO / Samiti për Ukrainën, Rama dhe Zelensky firmosin “traktatin e miqësisë” në Tiranë

Shqipëria dhe Ukraina kanë firmosur traktatin e miqësisë.
Firmosja e traktatit u bë në Kryeministri, nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymy Zelensky.
Rama dhe Zelensky do të hapin samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, që pritet të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, me një fjalim, ndërsa më pas punimet do të jenë me dyer të mbyllura.
Në orën 13:30 është parashikuar një konferencë për shtyp e Ramës dhe Zelenskyt, ku do t’ju përgjigjen interesit të gazetarëve. Të pranishëm në këtë samit, do të jenë edhe liderët e Kosovës, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.
Firmosja e marrëveshjes së bashkëpunimit që përforcon dhe promovon miqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës: