Vizita në SHBA/ Bardhi takon kongresmenet: Sfidat i kemi tejkaluar gjithmonë me mbështetjen amerikane

Kryetari i Grupit  Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka përfunduar vizitën në SHBA, ndërsa takimin përmbyllës e ka zhvilluar me kongresmenin, Robert Aderholt, bashkëkryetar i grupit të miqësisë SHBA- Shqipëri.

Bardhi shkruan se Aderholt është një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Ai shton po ashtu se sfidat e të gjitha kohëve Shqipëria dhe kombi shqiptar i ka tejkaluar bashkë me SHBA.

Postimi:

Vizitën në Washington DC e përfunduam me një takim falenderues në Kongresin Amerikan me kongresmenin Robert Aderholt, bashkëkryetar i grupit të miqësisë SHBA-Shqipëri. Kongresmeni Aderholt është një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Interesi i Shqipërisë dhe kombit shqiptar kërkon domosdoshmërisht ruajtjen e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sfidat e të gjitha kohëve i kemi tejkaluar bashkë dhe me sukses.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT