Vrasja e 3 ushtarëve amerikanë në Jordani, Rama mesazh ngushëllimi Biden: Shqipëria qëndron krah SHBA-së me solidaritet dhe vendosmëri

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh solidarizimi Presidentit të SHBA, Joe Biden, pas vrasjes së 3 ushtarëve amerikanë në Jordani.
Rama në letrën e bërë publike në rrjetin social X, shprehet se Shqipëria qëndron krah SHBA në këtë kohë të vështirë.
“Në këtë kohë të vështira duhet të qëndrojmë të bashkuar. Si aleatë qëndrojmë me SHBA me solidaritet”, shkruan Rama mes të tjerash.