Vrasja e Pëllumb Metës, flet për herë të parë bashkëshortja: Fëmijët ishin në gjendje depresioni, ai na…

Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët e tij ka dhënë versionin e saj për vrasjen. Ajo tregon se është dhunuar prej 26 vitesh bashkë me fëmijët.

“Unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike prej 26 vitesh duke më përfshirë mua dhe fëmijët e mi”, tha ajo në Report Tv.

“Fëmijët ishin në gjendje depresioni”, shtoi me tej ajo ndërsa tregon për kërcënimet me të cilat përballeshin nga vetë babai i tyre.

“Ishte njeri agresiv, shumë i dhunshëm. Asnjëherë nuk arriti të qetësohej. Vetëm terrorizonte gjithë familjen. Edhe dritaret e katit të dytë nuk hapeshin ndonjëherë, ditët që erdhi policia i panë dritaret me ngjitës. Nuk dilja dot në ballkon të ndeja rrobat rrija me kurriz. Dhuna ishte e pranishme. Kisha gjetur mënyrën time për të mos e kundërshtuar. Për cdo gjë fliste e vendoste vetë. Nëse do kundërshtoje të vinte duart në fyt si mua si fëmijëve.

Në polici shkoi vëllai i madh. Unë e dija për të humbur që ishte larguar nga shtëpia.

Kishte kohë që zgjaste ky debat. Ishte mes vajzës dhe babait. Ky rast bëri që të shpërthente të gjithë fëmijët. Ato kanë qenë gjithmonë të dhunuar, në kërcënim për jetën. Para tre muajsh i vuri thikën në fyt. Vetëm se ai po flinte pak,” tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT