Zaganjori flet për çështjen e detit: S’duhet të shkojë në Hagë, të ridiskutohet

Studiues dhe ish-gjyqtarë të Gjykatësh Kushtetuese janë mbledhur ditën e sotme në universitetin “Aleksandër Moisiu”, ku kanë diskutuar në lidhje me çëshjetn e detit Shqipëri-Greqi që do të dërgohet në Hagë.
Ata janë shprehuyr se çështja duhet të ridiskutohet mes dy vendeve dhe mos të dërgohet në Hagë.
Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese dhe ish relator i çëështjes për marrëveshjen detit, Xhezair Zaganjori tha se marrëveshja e re Shqipëri-Greqi duhet t’i referohet vendimit të 14 viteve më parë.
“Praktikisht, gjykata arrin në konkluzionin se aty nuk kemi të bëjmë me shelfin kontinental. Ajo titullin e ka mbi ndarjen e shelfit kontinental, në një kohë që mbi 150 rrathë që janë përdorur për përcaktimin e vijës detare, 140 janë të ujërave territoriale.
Nuk mund të thuhet absolutisht, sepse kjo e ndihmoi Gjykatën Kushtetuese për të evidentuar një fakt shumë të rëndësishëm sepse hidhet praktikisht poshtë vendimi i Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë jugorë. Kjo prish edhe raportet. Po të merret vijë bazë gjiri i Sarandës, ai të vjen përpara Sarandës vija e kufirit”, shpjegoi ai.