Zelensky për herë të parë në Tiranë/ Zbardhet axhenda: Takim “kokë më kokë” me Ramën dhe…

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë ditë e nesërme, kur edhe do të mbahet samiti për Ukrainën.

Presidenti ukrainas do të mbërrijë në vendin tonë sot në mbrëmje, teksa nga nesër do zhvillohet takimi me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të shtetit. Po ashtu, pritet që mes dy vendeve të nënshkruhen edhe një sërë marrëveshjesh.

Axhenda e plotë e vizitës së Volodymyr Zelensky:

E mërkurë, 28 shkurt

09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.

Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.

10.10 –  Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

11.00 – ​​Doorstep dhe mbërritja e liderëve  ( Pallati i Kongreseve)

Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit të Kongreseve

11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

13:00 – Foto Familjare

Të gjitha mediat

13.30 – ​​Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT