“21 Janari”/ Gazetarja: Hetimi i SPAK, me themel! Është qëlluar nga një dritare brenda Kryeministrisë

Gazetarja Anduena Llabani foli për protestën e 21 janarit, ku mbetën të vdekur katër qytetarë.
Ajo tha se sipas ekspertizës është qëlluar nga një dritare brenda godinës së Kryeministrisë, ndërsa shtoi se athe nuk kanë qenë forcat policore, por grupi i zjarrit.
Në lidhje me hetimet që do të kryen në SPAK, gazetarja tha se hetimi nga Prokuroria e Posa♪5me do të jetë me themel, pasi në protestë pati dhe të lënduar.
“Ka një akt ekspertize nga FBI amerikane. Është qëlluar nga një dritare brenda Kryeministrisë, atje s’kanë qenë forcat policore, por grupi i zjarrit. Jo se ka thënë Strasburgu, por është krim shtetëror.
Hetimi në SPAK është hetim në themel. 21 janari s’duhet të jetohet për 4 viktimat, por për gjithë ngjarjen. Patëm të palosur, institucione që u shkatërruan…kush e thirri këtë demonstratë?
Pse ndodhi kjo që ndodhi? A ishin vërtet njerëz të armatosur në protestë?”, tha ajo në emisionin “360 Gradë” në ABC News.