A do ta rinovoni kontratën? Ja si përgjigjet Silvinjo

Trajneri i Kombetares shqiptare Silvinjo ne konferencen e sotme per shtyp ka folur dhe rreth rinovimit te kontrates se tij me FSHF.

Ne fjalen e tij tekniku i kuqezinjve u shpreh:

Rinovimi? Sa i takon kontratës e kam thënë edhe më parë se kam një raport shumë të mirë me Federatën dhe Dukën.

Tani po mendojmë vetëm për Euro 2024 dhe në momentin e duhur do të flasim për kontratën”, tha ai.

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy miqësore në këtë muaj. Më 22 mars do të sfidojnë Kilin dhe 2 ditë më vonë do të përballen me Suedinë.

Takime këto që do t’i japin mundësinë Sylvinhos të shikojë gjendjen e lojtarëve dhe ti ‘testojë’ para Euro 2024.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT