Aksidenti i autobusit të “Unazës”/ Reagon policia: Shoferi nuk u ndje mirë, u përplas me motorin dhe…

Policia ka reaguar për aksidentin e ndodhur ditën e sotme në rrugën ” Ferit Xhajko” në Tiranë.
Sipas uniformave blu, autobusi i transportit publik, të linjës “Unaza” është përplasur me një motor, e më pas me pemën që ndodhej aty pranë. Aksidenti ka ndodhur pasi shoferi i autobusit nuk është ndjerë mirë, teksa ishte në timon. Shoferi po merr ndihmën mjekësore në spital.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.03.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi E. C., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndësore, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, dhe është përplasur me një pemë dhe me një motomjet të parkuar. Shtetasi E. C., po merr ndihmë mjekësore në spital.