Aksidenti në Tepelenë, identifikohen 4 viktimat e të plagosurit! Ja kush e shkaktoi tragjedinë

Policia ka identifikuar katër personat që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Tepelenë, dhe të plagosurve.

Aksidenti në Tepelenë, identifikohen 4 viktimat e të plagosurit!

Sipas Top Channel, personat që kanë humbur jetën janë: Riza Astrit Rapaj 42 vjeç; Lavdosh Bega 62 vjeç; Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta 85 vjeç. Të plagosurit rëndë janë Jani Meta, rreth 60 vjeç dhe  Lavdie Ismail Meta, 63 vjeç. Gjithashtu raportohet për tre të tjerë të plagosur lehtë.

Në makinën gri, tip “Toyota” ishin brenda 5 persona, kur u shtyp nga dy makinat e tjera. Tre prej tyre kanë mbetur të vdekur, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti në Tepelenë, identifikohen 4 viktimat e të plagosurit!

Në makinën e zezë, tip “Benz”, ka mbetur i vdekur shoferi, 42-vjeçari Riza Astrit Rapaj, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Kush jane viktimat, cfare lidhje kane?

Lavdosh dhe Lefteri Begaj, burrë e grua dhe e afërmja e tyre Afërdita Begaj 90 vjeçe janë tre prej viktimave të aksidentit tragjik në Tepelenë.

Të tre ndodheshin në makinën tip Toyota që u përplas nga Benzi, i drejtuar nga Riza Rrapa i cili po ashtu ndërrroi jetë. Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Lavdie Meta dhe Jani Meta.

Në makinën e tretë e përfshirë në aksident kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Aksidenti në Tepelenë, identifikohen 4 viktimat e të plagosurit!

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Dyshohet se shkak për humbjen e kontrollit të mjetit, që shkaktoi aksidentin, nga verifikimet paraprake mendohet se ka qenë rrëshqitja në terren të lagësht, dhe shpejtësia mbi normën.

Forcat zjarrfikëse kanë nxjerrë personat e bllokuar në automjete, por katër prej tyre fatkeqësisht nuk kanë mbijetuar dot.

Njoftimi i policise:

Tepelenë/Informacion shtesë

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me  automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në Memaliaj.

Në aksident është përfshirë edhe automjeti tip “BMV” me drejtues shtetasin E. P., banues në Gjirokastër, që qarkullonte pas automjetit tip “Toyota”.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën shtetasit R. R. dhe L. B., si dhe 2 pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip “Toyota”, shtetaset L. B., rreth 57 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit L. B.) dhe A. B., rreth 85 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar shtetasit L. M. dhe J. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Shtetasi E. P. dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij janë dëmtuar lehtë. Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT