Akuzat e Qerimajt për doping, federata e Shtangës publikon dokumentin që zbardh blofin e madh

Organizata Antidoping Shqiptare më në fund ka folur për të zbardhur akuzat dhe dyshimet që lidheshin me një rast të dyshuar për pozitiviet doping.

Ka qenë sportisti Erkand Qerimaj i pari që ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, duke akuzuar Federatën Shqiptare të Peshëngritjes se kishte fshehur pozitivitetin e një sportisti, duke aluduar për pozitivitetin e sportistit të ekipit të klubit Teuta, Rilind Hysa.

Top Channel u interesua në atë kohë dhe për dyshimet sportistit i janë kërkuar shpjegime. Madje vetë presidenti i FSHP, Elez Gjoza rreth një muaj më pare tha për Top Channel:

“Unë në këtë moment që flasim nuk kam asnjë e-mail zyrtar nga NADO-s (Agjencia shqiptare e antidopingut) dhe aktualisht nuk kam asnjë përgjigje për ndonjë sportist pozitiv. Erkandi nuk e di ku e gjen këtë guxim për të akuzuar, por përgjegjësia është personale. Mua në momentin që më vjen një e-mail nga ITA, WADA apo NADO (pranë MInistrisë së Sporteve) do ta publikoj.”

Dhe pikërisht sot më 29 mars Ferderata Shqiptare e Peshëngritjes ka publikuar përgjigjen negative të dopingut të sportistit Rilind Hysa, përgjigjja zyrtare e ardhur nga NADO. Në këtë mënyrë duke hedhur poshtë akuzat që u dukën të rënda nga sportisti në atë kohë, por që rezultuan nul.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT