Akuzuan njëri-tjetrin për dhunë, policia reagon për denoncimet e Princ Lekës dhe Elia Zaharias: Kanë kërkuar…

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë në policinë e Tiranës

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë (5 mars), por vetëm ditën e sotme u bë e ditur për publikun. Sipas uniformës blu, Princ Leka është paraqitur në komisariatin nr.1 dhe ka denoncuar ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia se kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Ndërkohë të njëjtin pretendim ka pasur edhe Eliza Zaharia, e cila ka deklaruar se është dhunuar nga Princ Leka, me të cilin ka edhe një vajzë, Princeshë Geraldinën.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, njofton policia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT