Amfiteatri i Durrësit, në vend të restaurimit i vendosin vizatime me karton!

Amfiteatri i Durrësit është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të vendit tonë , duke përfaqësuar një pasuri të çmuar historike dhe arkeologjike.
Menaxhimi i kësaj pasurie i është besuar Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), të cilët në vend që të kujdesen për ruajtjen dhe restaurimin e këtij thesari, vendosin karton me vizatime. Studiuesi i Trashëgimisë Kulturore, Auron Tare, ka publikuar një foto nga ambientet e amfiteatrit të Durrësit ku në fokus janë kartonat.
“Ai momenti kur nuk ke ctë thuash më”, shkruan Tare, postim të cilin e ka shoqëruar dhe me disa emoji (figura).
Restaurimi dhe mbrojtja e amfiteatrit të Durrësit duhet të jetë një prioritet i lartë për autoritetet vendore dhe qendrore, dhe duhet të kryhet me kujdes dhe përkushtim për të siguruar që ky monument i rëndësishëm të ruhet dhe promovohet si duhet. Vendosja e këtyre kartonëve nga shumë qytetarë, të cilët s’kanë nguruar të lënë komentet e tyre në postimin e bërë nga Auron Tare, konsiderohet si “qesharake” dhe e gabuar.
