Analisti afër Ramës e pranon: Marrëveshja Rama-Berisha e 2008 u bë që Rama të mos fliste për Gërdecin

Marrëveshja Rama-Berisha e 2008 shihet gjerësisht si marrëveshja që vrau parlamentarizmin në Shqipëri dhe transferoi të drejtën e zgjedhjes me votë nga qytetari te kryetari.

Analisti afër Ramës Mero Baze në një shkrim botuar sot mbi bisedimet politike për Kodin e ri Zgjedhor flet edhe për këtë marrëveshje.

Ai pranon se ajo u kondicionua nga heshtja e Ramës për Gërdecin dhe në këmbim ai do merrte autoritetin e munguar në PS duke u marrë atyre aty karrierën në dorë.

“Marrëveshja e dytë e madhe është ajo e 2008. Në fakt ajo shitet si konsensus i madh, por më shumë ishte një konsensus i detyruar, pasi Berishës i plasi Gërdeci dhe kishte alternativë ose të duronte ofensivën e Ramës, që i fuste brenda djalin e përzier ne Gerdec, ose t’i japte atij çfarë donte. Në një farë mënyre ishte një gjobë e Edi Ramës ndaj Sali Berishës, që e kapi në krim.

Ky ishte i vetmi motiv që gjunjëzoi Berishën për konsensus. Dhe aty ashtu i gjunjëzuar, ai gjeti mundësi të prodhonte një hile të rëndë, që deformonte votën, siç qe koalicioni i përbërë, që nënkuptonte një tren me 40 parti të vogla, votat e të cilave pastaj i shkonin PD në krye.

Ligji i shërbeu Edi Ramës të forconte autoritetin brenda PS dhe Sali Berishës të shpëtonte nga disidentët e Bamir Topit, duke i vënë në rresht…” – shkruan Baze.

Në foto: Rama me Berishën pas shpërthimit të Gërdecit që vrau 26 persona, gjymtoi 300 të tjerë e shkatëroi qindra shtëpi e biznese në Tiranë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT