Ankorohet jahti luksoz me helikopter në bord në portin e Vlorës

Në portin e Vlorës këtë mengjes ëshët ankoruar një jaht luksozoh me helikopter në bord. Jahti lukzos mbante flamur maltez dhe mësohet se ka mbërrtur në brigjet e Jonit në Vlorë për tu furnizuar me karburant.

M/Y AIR i nisur nga Franca ka një gjatësi prej 80 metrash dhe ekuipazh 20 persona.

Në brigjet shqiptare janë shtuar jahtet e huaja. Ky jaht vjen pas bujës që u bë nga interesimi i dhëndrit të Donald Trump për të investuar në Sazan dhe në Zvërnec, por edhe nga reklamat ndërkombëtare që i janë bërë brigjeve shqiptare.

Duke folur për Sazanin, nëse projekti realizohet, Kryeministri shprehet se ky ishull do të shndërrohet në xhevahirin e turizmit në Mesdhe.

“Po ndodh ajo që po ndodh dhe do të ndodhë edhe me të tjera investime. Ka ardhur ky grup që ka në krye dhëndrin e Presidentit Trump. Ne nuk kemi akoma asnjë projekt të dorëzuar zyrtarisht për pjesën e Zvërnecit.

Zyrtarisht është dorëzuar një kërkesë për Sazanin nga ky grup për të bërë në Sazan një investim që ta transformojë Sazanin në atë që ka qenë dëshira e paardhësve të mi, kemi pasur 3-4 kërkesa më parë joformale nga investitorë të mëdhenj që  i kemi refuzuar ne sepse nuk kanë qenë qasje të përputhura me atë që ne mendojmë dhe në këtë rast shpresojmë që të jetë rasti që Sazani të bëhet xhevahiri më i ndritshëm i kurorës së turizmit mesdhetar, një destinacion turistik i cili të jetë një destinacion i nivelit më të lartë të harmonizmit mes natyrës dhe ndërhyrjes së njeriut dhe që të sjellë konsumatorët  e nivelit më të lartë të turizmit në botë.

E vë Shqipërinë në nivelin më të lartë që disponojnë të tilla adresa në perimetrin e tyre dhe i sjell Shqipërisë një burim të ri të ardhurash për shqiptarët, për buxhetin e shtetit, për ekonominë tonë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT