Arrestimi i Liamit në BBVip / Avokati i tij zbulon si qëndron e vërteta

Ish-konkurrenti i Big Brother, Dritan Shehaj, njëkohësisht avokati i Liam Osmanit pas arrestimit të këtij të fundit në shtëpinë e BBVip, ka folur në studion e Shqipëria Live, ku tregoi se si qëndron e vërteta.

Dritan Shehaj tha se Liami ka një marrëdhënie kontraktuale me personin të cilit i detyrohet një shifër nga 5-6 mijë euro për 17 bileta turistike.

„Kanë marrëdhënie kontraktuale, kemi një kontratë biznesi furnizimi e shitje që është me fatura, Liami i detyrohej një personi që është denoncuesi, kjo nuk është çështje penale, mashtrim.

Mashtrim është kur i merr dhe ikën pa thënë gjë, por ne kemi një kontratë civile. Ka 17 bileta të pashlyera, diku 5-6 mijë euro dhe kjo çështje zgjihet në Gjykatë Civile, jo penale.

Kjo është hera e parë që Liami vjen në Shqipëri që nga viti 2019, erdhi në Rinas nga vendi ku jeton atje në Këln të Gjermanisë. Pikërisht se nuk ka qenë në kërkim, sistemi TIMS nuk e ka kapur,“ tha Shehaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT