Avokati i Fredi Belerit hedh akuza ndaj gjyqtarit Çela: Tensioni i tij nuk na la të dyshonim për dënimin me 2 vite

Avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyzari në një deklaratë për mediat pas dënimit me 2 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, e konsideroi këtë një vendim politik të porositur nga vetë kryeministri Edi Rama.

Ai akuzoi gjyqtarin kryesues të seancës, Çela se i kishte ndërprerë fjalën disa herë Fredi Belerit.

“Tensioni i tij nuk na la të dyshonim për dënimin me 2 vite. Ju e patë vetë se si bërtiste, si i ndërpriste fjalën Belerit. Kjo është e padëgjuar, ky është vendim politik siç e porositi kryeministri”, – tha avokati.

Ai theksoi se vendimin do ta ankimojnë dhe se kanë besim te Apeli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT