Bejtja u vra për hakmarrje? Zbardhen detaje të reja, çfarë u gjet në makinën e djegur të autorëve

Këto janë pamjet nga ajo çfarë ka ngelur nga makina e djegur sot në fshatin Hasan të Fushë-Krujës.

Pak minuta pas ekzekutimit të Gentjan Bejtjas në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushk, makina që u përdor nga atentatorët është gjetur e djegur. Makina tip “Land Rover” është shkrumbuar totalisht, ndërsa brenda saj janë gjetur katër kallashnikovë.

Sipas policisë, autorët kanë përdorur të njëjtën skemë si tre herë më parë për eliminimin e ish-drejtorit të burgut. Motivi i vrasjes dyshohet të jetë hakmarrja, pasi Bejtja ka konflikt me disa personazhe të botës së krimit që dikur i ka pasur miq, si vëllezërit Bami dhe Mariglen Haka.

Gentjan Bejtja ishte objektivi i atentatit edhe në muajin gusht të 2023, ku mbeti kunati i tij Ramazan Sino 29 vjeç dhe i plagosur djali i mitur i shënjestrës Alvi Bejtja 13 vjeç.

Por kjo nuk ishte hera e parë që Bejtja i shpëton një atentati të orkestruar enkas për të. Në shtator 2016, Bejtja i shpëtoi një shpërthimi me lëndë eksplozive në mjetin e tij ku mbeti i plagosur. Janarin e vitit e 2022 Bejtja ishte gjithashtu objektiv i një atentati në Fushë Krujë.

9 janarin e 2022 ai po udhëtonte me makinë së bashku me Klodian Stafukën, kur drejt automjetit të tyre u qëllua me armë. Bejtja mori plagë në krah dhe si pasojë humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar jashtë rrugës.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Në vazhdim të veprimeve hetimore, në fshatin Hasan është gjetur një automjet tip “Land Rover”, i bardhë, i djegur, brenda të cilit janë gjetur katër armë zjarri të djegura. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT