“Beleri”, deputeti grek përmend marrëveshjen detare të 2009-s: “Bëmë sikur mashtruam shqiptarët…”

Në një shënim të vetin në gazetën “Kathimerini”, deputeti i Demokracisë së Re, njëkohësisht profesor i të Drejtës Ndërkombëtare, Angelos Syrigos, thotë se çështja Beleri ka imponuar sipas tij ndryshime të thella në qasjen e Athinës ndaj Shqipërisë.
Sipas tij, trajtimi i saj vetëm në plan dypalësh do ta shndërronte Greqinë si pjesë të problemit ballkanik.
Ndaj ai thotë se ndërkohë se Beleri duhet futur “në axhendë europiane”, sepse kështu do të hapte “një tjetër dritare shqyrtimi”, duke bërë të domosdoshëm edhe një: “rishikim të marrëdhënieve tona me Shqipërinë (dhe të çpluhurosim marrëveshjen e firmosur të 2009-s)”.
Sipas këtij deputeti “Tirana nuk i kupton gjestet e vullnetit të mirë” se i merr ato “për dobësi”.
“Çka na jep të kuptojmë se në Athinë po përgatiten të sillen pak ndryshe me fqinjin e veriut dhe të vënë në veprim ato mjete të cilat kaposhi i Tiranës i kap në ajër dhe e bëjnë të ulë bishtin” – shkruan gazeta.
Dhe përmendja nga Syrigos e marrëveshjes së vitit 2009 është një ndër mesazhet më të forta.
“Ne e mbajtëm madje pa ratifikuar marrëveshjen e vitit 2009 për shkak të kësaj perspektive (europiane të Shqipërisë). Shkuam edhe më tej nën qeverinë e Syriza-s, duke vepruar sikur kishim mashtruar shqiptarët dhe kishim nevojë për një marrëveshje të re, kur në fakt marrëveshja e 2009-ës është paradigma e delimitimit detar”, shkruan Syrigos që shton se refuzimi i Tiranës i asaj marrvëveshjeje u bë nën ndikimin e Turqisë.