“Berisha ka mbetur si gardelina që cicëron, qesharak edhe ata që i venë pas”, Braho: Bardhi dhe Gjekmarkaj pa bosht dhe personalitet

Ish-deputeti socialist, Spartak Braho tha se Sali Berisha tashmë bërë qesharak. Nga ana tjetër ai pati kritika për Gjekmarkajn dhe Bardhin që u bashkuan me Rithemelimin.
“Ka mbetur si gardelina që cicëron atje në katin e katërt apo pestë. Është bërë qesharak. Janë bërë qesharak edhe ata që venë pas tij. Ka shpurën e tij. Ka bërë ndere edhe ai, ka 5 njerëz.
Gjekmarkaj pasi tha për ngjarjet e 8 janarit, atje priteshin dhunë dhe vrasje dhe Berishizmi është ideologji komuniste ky e tha Gjekmarkaj. Tani afrohet. Pa bosht.
Bardhi ka turpëruar Kavajën. Është pjesa më e rrezikshme, më hileqare e drejtuesve aktual të Rithemelimit. Ka qëndruar me tre-katër karrige. Është pa personalitet, pa moral edhe gjinor. Pa personalitet edhe politik”, tha Braho në ‘Frontline’ në Report TV.