Biznesmeni ish-deputet, Nikollaq Nerënxi paditet nga ish-gruaja për dhunë. Kërkon urdhër mbrojtje

Biznesmeni i njohur Nikollaq Nerënxi është denoncuar nga ish- gruaja e tij pranë Komisariatit nr 6 në Tiranë për dhunë sistematike nga burri i saj.

Zonja Nurie Nerënxi e ka bërë denoncimin rreth ores 19:00 te dates 6 mars, ndaj Nikollaq Neranxit duke pretenduar se Neranxi ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Ajo ka kerkuar t’i plotesohet kerkese padi per leshimin e urdherit te mbrojtjes.

Nga ana e policisë nuk ka ende veprime proceduriale, të cilat ndoshta janë në fazë hetimi dhe verifikimi.

Nikollaq Nerënxi është një nga tregëtarët e frutave të thata në Shqipëri, dikur ish- deputet i LSI.

Ai njihet gjithashtu disa vite më parë për protestat e tij politike në Himarë rreth planeve të zhvillimit të zonës duke marrë dhe mbështetja nga Athina./Marre nga TEMA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT