‘Blindohet’ Sauku, gjendet makina e Eljon Hatos, mikut të Ervis Martinajt. Policia në ndjekje

Një numër i madh forcash policie kanë zbarkuar në Sauk, ku dyshohet se ndodhet Eljon Hato, i njohur si mik i ngushtë i Ervis Martinajt.
Burime nga policia bëjnë me dije se pasi është parë makina e tij në atë zonë, policie është vënë në ndjekje të Eljon Hato.
Hato është në kërkim nga SPAK si pjesë e dosjes Metamorfoza.