“Dua ta shoh vrasësin e tim biri në sy”, nis me tensione të forta gjyqi ndaj shqiptarit Mjeshtri për vrasjen e zjarrfikësit në Itali

Në Rimini të Italisë, nisi këtë të mërkurë procesi gjyqësor nga shqiptarit Klajdi Mjeshtri, i akuzuar për vrasjen e zjarrfikësit 34-vjeçar italian, Giuseppe Tucci, ngjarje e ndodhur më 12 Qershor të vitit që lamë pas.

Seanca nisi me momente të forta tensioni, kur babi i viktimës u përball me 29-vjeçarin shqiptar. Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e policisë. Babai i Tuccit, Claudio Tucci hyri në sallë të gjyqit duke kërkuar që të shihte në sy shqiptarin.

“Dua ta shoh vrasësin e tim biri në sy”, nis me tensione

Pas betejës mes mjekëve ligjor të të dyja palëve, gjatë ditë së sotme gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj shqiptarit, i cili në këtë mënyrë do të përfitojë ulje të dënimin me 1/3. Po ashtu, gjyqtari caktoi datën 20 Mars për të përcaktuar një mjek ligjor që do të analizojë rezultatet e autopsisë mbi trupin e zjarrfikësit.

“Dua ta shoh vrasësin e tim biri në sy”, nis me tensione

Një motiv banal u bë shkak për përplasjen që i kushtoi jetën 34-vjeçarit Tucci. Mjeshtri, i cili punonte si roje në një diskotekë të Riminit, e dhunoi atë barbarisht jashtë ambienteve të lokalit me pretendimin se i kishte ngacmuar të dashurën. Zjarrfikësi vdiq pas disa ditësh në agoni./m.j

Nga njohja në burg te takimi për një punë me shumë leverdi/ Zbardhen detaje të reja: Ja si u rekrutua shkodrani për të eliminuar ‘Sakatin’ dhe ‘Qorrin’

Back to top button
LAJMET E FUNDIT