Dy herë iu vendos tritol, hoteli fundos 11 zyrtarë në Sarandë, pronari ish-drejtor i “ALUIZNIT”

Një hotel 7 katësh në lagjen nr.4 të Sarandës ka qenë shkaku i 11 urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës ditën e mërkurë. Hoteli në fjalë, rezulton në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit Sarandë, Mariel Murati.

Sipas burimeve, Murati kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues të blerë nga ana e tij, por e kishte rrënuar të gjithin duke e ndërtuar pa leje nga fillimi e duke shtuar më shume kate se sa ekzistuesi. Pas kësaj ai ka arritur ta legalizojë objektin pa leje, hotel i cili është vendosur dhe funksionon si i tillë prej rreth 2 vitesh. Të gjitha këto veprime kanë ndodhur pasi ai e kishte lënë detyrën e drejtuesit të Aluiznit Sarandë dhe ishte emëruar në një detyrë tjetër drejtuese.

Prokuroria e Sarandës, në kuadër të procedimit penal nr. 37 të vitit 2024, regjistruar për veprën penale “shpërdorim i detyrës” dhe “ndërtim i paligjshem” parashikuar përkatësisht nga nenet 248 dhe 199/a të Kodit Penal, ka kërkuar dje ndalimin e 11 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve.

Nga operacioni policor janë arritur të kapen vetëm 8 prej tyre, konkretisht Ermen Stroka, me detyrë Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë, Erald Lika, me detyrë Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë, Ina Papa, me detyrë specialiste në Drejtorine vendore të DVASHK Sarandë, Viktor Qesari, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë, Tonin Simoni, me detyrë ish inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë, Oltion Durmishi, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë, Denis Balili, me detyrë ish specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë, Manushaqe Saliko, me detyrë ish specialiste/inspektore në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë.

3 personat e shpallur në kërkim janë Mariel Murati, pronar i hotelit e njëkohësisht ish-Drejtor i Aluiznit Sarandë, aktualisht drejtor i FSDKSH Sarandë, Kozeta Statha, ish-Drejtore e ASHK Sarandë dhe Andri Dhima, ish-Drejtor i ASHK Sarandë.

Nga 11 personat për te cilët është lëshuar urdhër arresti, Dhima, Statha dhe Balili rezultojnë me masa sigurimi aktive edhe për cështje të tjera penale.

Mësohet se në qeli aktualisht ndodhen vetëm 6 prej të arrestuarve, pasi Ina Papa dhe Manushaqe Saliko janë lënë mbrëmë vonë të lira, në masë të lehtë sigurimi për shkak se rezultojnë nëna të reja me foshnje të mitura.

Hoteli i Mariel Muratit ka qenë dy herë objekt i vendosjes së sasive të eksplozivit, në 9 shkurt 2021 dhe 29 qershor 2022, ngjarje ende të pazbardhura.

Emrat/ Ndërtimet pa leje në Sarandë, 8 zyrtarë të IKMT dhe ASHK në pranga

Dy herë iu vendos tritol, hoteli fundos 11 zyrtarë në

Tetë zyrtarë të bashkisë Sarandë ranë në prangat e policisë një natë më parë pas 11 urdhrash arresti nga Prokuroria e Sarandës.

Ata janë Ermen Stroka,  me detyrë Specialist/inxhinier  në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë; Erald Lika, , me detyrë Specialist/inxhinier  në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë; Ina Papa, me detyre specialiste ne Drejtorine vendore te Ashk Sarande; Viktor Qesari, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë; Tonin Simoni, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë; Oltion Durmishti, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë; Denis Balili, me detyrë specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë dhe Manushaqe Saliko,  me detyrë specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Sarandë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Kom.Pol.Sarandë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po kryen me intensitet të lartë veprimet proçeduriale në funksion të procedimit penal nr 37 te vitit 2024, regjistruar për veprën penale  “falsifikimi i dokumenteve”; “ndertim i paligjshem”  “shperdorim i detyres”, parashikuar  përkatësisht nga nenet 186, 199/a/4 dhe 248të Kodit Penal.

Si rezultat e veprimeve hetimore të deritanishme,  janë përftuar dyshime të arsyeshme mbi ekzistencën e disa veprave penale kryer nga funksionare dhe ish funksionare të pushtetit Vendor, bashkia Sarandë.

Pas administrimit te provave në funksion të këtij procedimi penal, nga prokurori është urdhëruar ndalimi i 11 shtetasve me detyra dhe funksione te ndryshme shtetërore prej të cilëve është bërë e mundur ekzekutimi i ndalimit të  8 prej tyre të identifikuar si më poshtë;

Ermen Stroka,  me detyrë Specialist/inxhinier  në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë, .

Erald Lika, , me detyrë Specialist/inxhinier  në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë,

Ina Papa, me detyre specialiste ne Drejtorine vendore te Ashk Sarande

Viktor Qesari, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë,

Tonin Simoni, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë,

Oltion Durmishti, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë ,

Denis Balili, me detyrë specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë,

Manushaqe Saliko,  me detyrë specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë

Nga policia gjyqësore vijon kerkimi për ndalimin edhe të tre shtetasve të tjerë.

Personat si mësipër në ushtrim të detyrave funksionale të tyre, kanë lejuar në shkelje të ligjit ndërtimin   pranë vijës bregdetare në qytetin e Sarandës të një objekti 7 katësh (hotel)  pa leje ndërtimi dhe në vijim, kanë proceduar me legalizimin e këtij objekti.

Prokuroria pranë Gjykatës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Sarandë, po vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe marrjen në përgjegjësi penale edhe të personave të tjerë të përfshirë në veprime të paligjshme dhe shkelje ligjore në ushtrim të detyrave shtetërore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT