E ofenduan dhe e shtynë për ta nxjerrë jashtë/ Simpatizantët e Fredi Belerit nuk përmbahen (VIDEO nga Himara)

Sot është mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku perveç disa pikave që janë në rend te ditës sot do diskutohet dhe caktimi i një nga dy nënkryetarët që do të drejtojnë bashkinë e Himarës deri në zgjedhje të reja.
Dy nënkryetarët janë Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria të cilët do të zgjidhen nga këshilli i bashkisë së Himarës.
Ky këshill përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 PD ndërsa 5 anëtarë të tjerë nga parti te vogla.
Mbledhja është shoqëruar me tone të larta mes qytetarëve të Himarës dhe policisë.
Burime për Top Channel & Gazeta Shqip bëjnë me dije se në përplasje janë përfshirë simpatizantët e Fredi Belerit.
Këta të fundit, kanë kërkuar që drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Vlorës, Blendi Klosi dhe prefekti i qarkut Vangjel Tavo të mos jenë të pranishëm gjatë mbledhjes.
Tavo doli nga mbledhja dhe simpatizantët e Belerit me ofendime, tentuan ta shtynin deri tek dera. Ndërkohë Klosi vijon të jetë i pranishëm në mledhjen ku fillimisht do të diskutohet për rendin e ditës dhe më pas do të caktohet kryetari i përkohshëm mes 2 nënkryetarëve aktualë Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria.