Ekzekutimi i Gentian Bejtjas në Fushë Krujë, shefi i komisariatit zbulon detajet mbi atentatin

Shefi i komisariatit të Fushë Krujës, Kreshnik Alimadhi ka folur lidhur me atentatin ndaj, Gentian Bejtjas.

Alimadhi tha se po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për kapjen e autorëve, të cilët pasi u arratisën dogjën makinën e përdorur brenda së cilës u gjetën të djegura edhe 4 kallashnikovë.

“Në vendngjarje rezultoi se është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi Gentjan Bejtja. Është formuar grupi hetimor që po merret me hetimet. Pas ngjarjes, në fshatin Hasan u gjend edhe automjeti i djegur që dyshohet të jetë i autorëve. Brenda automjetit janë gjetur 4 armë zjarri. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet, nuk mund të jap detaje të tjera të hollësishme”– tha shefi i komisariatit.

Gentjan Bejtja ishte objektivi i atentatit edhe në muajin gusht të 2023, ku mbeti kunati i tij Ramazan Sino 29 vjeç dhe i plagosur djali i mitur i shënjestrës Alvi Bejtja 13 vjeç.

Por kjo nuk ishte hera e parë që Bejtja i shpëton një atentati të orkestruar enkas për të. Në shtator 2016, Bejtja i shpëtoi një shpërthimi me lëndë eksplozive në mjetin e tij ku mbeti i plagosur. Janarin e vitit e 2022 Bejtja ishte gjithashtu objektiv i një atentati në Fushë Krujë.

9 janarin e 2022 ai po udhëtonte me makinë së bashku me Klodian Stafukën, kur drejt automjetit të tyre u qëllua me armë. Bejtja mori plagë në krah dhe si pasojë humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar jashtë rrugës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT